DYLON

Gjilani barazon me Ballkanin

Gjilani barazon me Ballkanin
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, sot në orar kanë qenë dy ndeshje, Ajo mes Ballkanit dhe Gjilanit dhe Malishevës me Feronikelin 74.

Skuadra gjilanase ka arrite të nxjerrë një pikë në Suharekë ndaj liderit, Ballkanit, pasi ndeshja u përmbyll me rezultat të barabartë 1 me 1.

EkoHigjiena

Derisa për vendësit, shënoi Edvin Kuc (19), ishte Elvedin Heric (45’), që nga penalltia ishte i pagabueshëm dhe ia sigurojë një pikë Gjilanit.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në krye të tabelës me 45 pikë, kurse Gjilani është e teta me 22 pikë.

Përndryshe, në ballafaqimin tjetër Malisheva me përmbysje mundi Feronikelin 74’, me rezultat 1-2.

Nesër, skuadra tjetër gjilanase, Drita luan kundër Dukagjinit, ndërsa në dy takimet tjera takohen: llapi – Prishtina dhe Liria – Fushë Kosova.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.