DYLON

Gjilani barazon me Ballkanin, me pak fat mund ta fitonte ndeshjen

Gjilani barazon me Ballkanin, me pak fat mund ta fitonte ndeshjen
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka marrë një pikë në udhëtim në ballafaqim me Ballkanin, në ballafaqimin e javës së dhjetë, të Superligës së Kosovës në Futboll.

Djelmoshat ‘”kuq e bardh”, që tani po drejtohen nga Debatik Curri, patën një performancë tejet të mirë, dhe me pak fat do të mund ta fitonin ndeshjen dhe të arkëtonin pikë të plota.

EkoHigjiena

Gjithsesi, duket se Gjilani po vazhdon të “kthjellët”, dalngadalë dhe me potencialin që e ka, mund të rikthehet aty ku presupozohet se duhet ta ketë vendin, në pjesën e sipërme të tabelës.

Përndryshe, gjilanasit avancuan me golin e Edi Basa, në minutën e 69-të, barazoi Giovanni, në minutat shtesë të takimit (90’+5).

Përndryshe, sot u luajt edhe një ndeshje tjetër, Prishtina e Re – Malisheva 0:2, deri se prej orës 18:30, Prishtina luan me Dukagjini. Dy ndeshjet tjera luhen nesër: Drita  – Ferizaj (13:00),  dhe  Llapi – Drenica (13:00).   /2LONLINE/