DYLON

Gjilani barazon, flet trajneri Hyseni

Gjilani barazon, flet trajneri Hyseni
Avatar photo Elife Sherifi

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtari ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 dhe njëherit është i vetmi pa gola këtë të shtunë.

Trajneri në detyrë te SC Gjilani, Alban Hyseni nuk është ndarë i kënaqur me epilogun real të ndeshjes ndaj Flamurtarit (0-0), pasi që është i bindur se ekipa tij meritoi më shumë.

“Realisht ne vijmë nga një ndeshje derbi i humbur përballë rivalit lokal dhe duhet kohë për tu rikuperuar. Ishim më dominues se kundërshtari, i cili nuk e pati as edhe një rast të vetëm në gjithë ndeshjen. U shfaqëm agresiv në mesin e fushës dhe kërkuam më tepër në repartin sulmues. Kishim mundësitë tona të pastra për shënim në pjesën e dytë të lojës, por fati nuk ishte në anën tonë. Nuk jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë në këtë fillim pranvere, pasi që ky nuk është Gjilani që ne dëshirojmë. Ne do të punojmë shumë që gjatë ndeshjeve në vijim të rikuperohemi”, deklaroi Hyseni.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.