DYLON

Gjilani arkëton tri pikë të reja, meritor portieri Haxhihamza

Gjilani arkëton tri pikë të reja, meritor portieri Haxhihamza
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka shënuar fitore minimale, por të rëndësishme duke mundur Feronikelin (1:0), në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ishte Albin Prapashtica që shënoi për gjilanasit në minutë ne 70-të të takimit, e që doli të jetë edhe goli i vetëm në këtë takim, por se më meritori që tri pikët mbetën në arkën e SC Gjilanit, ishte portieri Kenan Haxhihamza, i cili në minutat shtesë të takimit (90+5’), ndali penalltinë e mysafirëve duke evituar barazimin e mundshëm, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Gjithsesi, skuadra kuqebardh që drejtohet nga Ardian Nuhiu, duket se në stinorin pranveror është këndellur mjaftë mirë dhe po vazhdon me rezultate pozitive duke e kërkuar pozitën në tabelë që do ta dërgonte në garat evropiane, dhe fitoren e rëndësishme për këtë rrugëtim e bënë edhe fakti, që sot Malisheva (aktualisht në pozitën e tretë në tabelë), ka pësuar humbje.

Pra, aktualisht Gjilani ndodhet në pozitë ne katërt në tabelë me 34 pikë, para ka Malishevën me 37, Ballkanin me 40 pikë, derisa Drita si liderë ka 50 pikë.

E pikërisht java e 24-të e Superligës do të sjell përballjen interesante Malisheva – Gjilani,  e që për skuadrën gjilanase është mundësia më e mirë për ta atakuar pozitën e tretë që e mbanë aktualisht Malisheva.

Gjithsesi ka akoma javë për tu luajtur, por ajo që tani më po qartësohet, duket se Gjilani e ka kaluar krizën, kur vibrimet e saja, herë me lojë të mira e herë me lojë të këqija, por me mungesë rezultatesh, rrinte në pjesën e poshtme të tabelës, por se tani në këtë fazë të tretë, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër fitore e një barazim.  /2LONLINE/