DYLON

Gjilani apelon qytetarët që t’i shlyejnë obligimet ndaj Komunës deri më 2 shtator

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka apeluar qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe këto pak ditë ( deri më 02.09.2016) për kryerjen e obligimeve që i kanë ndaj Komunës sipas ligjit mbi faljen e borxheve.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, është shprehur se nëse qytetarët e Gjilanit nuk i kryejnë obligimet deri në datën e vendosur nga qeveria, atëherë do të veprohet përmes përmbaruesve privat.

EkoHigjiena

“Deri tani ky proces ka shkuar mjaftë mirë, por shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje qytetarëve të Gjilanit që t’i shlyejnë obligimet që i kanë ndaj Komunës deri në afatin e fundit që është 2 shtator 2016. Përndryshe, pas kësaj date, jemi të veprojmë përmes përmbaruesve privat dhe këtë ne nuk e dëshirojmë. Përfituesit më të mëdhenj nga ky ligj janë vetë qytetarët”, ka thënë Maliqi.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.