DYLON

Gjilani anëtarësohet në organizatën ndërkombëtare “Mayors for Peace”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka marrë sot konfirmimin e anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare “Mayors for Peace”, me seli në Hiroshima të Japonisë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm anëtarësimin në këtë organizatë, duke thënë se kjo i jep mundësi bashkëpunimi me këtë rrjet të madh të qyteteve, jo vetëm në aspektin e paqes, por edhe atë socio-kulturor.

EkoHigjiena

Misioni i organizatës “Mayors for Peace”, e cila kryesohet nga kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, është shtrirja e paqes në aspekt global me bazë kundër armëve nukleare.

Organizata është e themeluar në vitin 1982. Bënë shkëmbime mes administratave komunale për përvoja të reja dhe është rrjet që ka mbi 7 mijë qytete anëtare nga e mbarë bota.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.