Komuna e Gjilanit për nder të muajit të bashkatdhetarëve të shpallur me kalendar të qartë të aktiviteteve, pas koncertit të madh të mbajtur në qendër të Gjilanit, sot ka organizuar në bashkëpunim edhe me Klubi Alpin GJILANI, ecjen në këmbë në malet e Karadakut.
Këtij aktiviteti iu kanë bashkuar qindra të rinjë e të reja të Gjilanit dhe më gjerë.
Të gjitha aktivitetet janë organizuar nga zyra e kryetarit së Gjilani në bashkëpunim me Njësinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Lidhur me koncertin e organizuar në qendër të Gjilanit koordinatori i NJKRS-së, Bashkim Nexhipi, ka thënë se ky koncert me vetpjesëmarrjen e shumë qytetarëve, e veçanërisht pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve tanë, tregon se ishte një aktivitet i qëlluar në shenjë falënderimi për punën shumë të madhe që mërgata ka bërë për Kosovën dhe posaqërisht për zhvillimin e pasluftës në Gjilan.
Kurse, aktiviteti i mbajtur sot në Karadakun e pasur me bukurit malore, ka tërhequr një numër poashtu shumë të madh të anëtarëve të klubeve të ndryshme bjeshkatare dhe një numër të madh të të interesuarve nga diaspora që të bashkangjiten në ecjen e përbashkët që në orët e hershme të mëngjesit.
Njëzëri janë pajtuar të gjithë pjesëmarrsit se në këtë anë potencial i madh i turizmit është i mundur të zhvillohet, sepse, sipas të pranishmëve, këto bukuri natyrore rrallë kush i ka.
Ndryshe, gjëtë muajit Korrik dhe Gusht Komuna e Gjilanit ka organizuar dhe do të organizoj edhe shumë aktivitete të tjera për bashkatdhetarët tanë në diasporë.
Sot nga ora 18:00 në qendrën e madhe të prodhimeve “Palma”, do të organizohet Auto Show Gjilani 2017, ku do të ekspozohen makina të veçanta të diasporës dhe të Gjilanit njëkohësisht.