DYLON

Gjilanasja ekspozon në Paris

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Në lokalet e Shoqatës “Albania”, në Saint-Dominique të Parisit në Francë u mbyll ekspozita e piktores gjilanase Burbuqe Osmani­-Jaha. Në këtë ekspozitë Burbuqja ekspozoi 30 piktura-peisazhe të punuara në teknikën e kombinuar, të cilën edhe e pagëzoi në bazë të mënyrës së pikturimit “Paysage imaginaire” (Peisazhi imagjinar).

Kjo është ekspozita e tretë përsonale e piktores Osmani-Jaha, pas asaj në Hanin e dy mbretërve (2008) në Prishtinë, asaj në Rueon (2010) në Francë, në të cilën për  punimet e ekspozuara foli Loran Biqoku, i cili me këtë rast përfoli kritikun e artit pamor nga Kosova Mustafa Ferizi për krijimet e kësaj artisteje, i cili ka thënë se frymëzimi i saj vjen nga natyra, e që përceptohet si burim i të mirave të kësaj bote, duke u trnsformuar nga realiteti në një peisazh magjik imagjinar.

EkoHigjiena

Burbuqe Osmani Jaha deri me tash punimet e veta i ka ekspozuar në afro 20 ekspozita kolektive në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Francë, dhe i tërë opusi i saj krijues artistik, pos punës asaj shkollore në Akademin e arteve të Kosovës, klasa e Zake Prelvukajt, te e cila edhe ka magjistrue, i kushtohet peisazhit, fare pak atij vizuel, duke e perfeksioniar ate imagjinar.

Përndryshe, përderisa kompozitori Xh. Kejxh thot: “peisazhi imagjinar nuk është ai fizik por një transformim i tij përmes teknologjisë së re”, ne do të themi se peisazhi imagjinar i Burbuqe Osmanit-Jahes, është një transformim i peisazhit vizuel, duke filluar nga objektet e deri tek sfondi, përmes përzierjës së ngjyrërave duke u dhënë formë pamjeve sipas shijes së krijueses. Peisazhet e Osmanit-Jahes formohen përmes ngjyrërave themelore që ajo i përdorë, duke u përqendruar në të kuqen dhe të zezën me të gjitha nyansat e tyre, duke ua shtuar atyre edhe të bardhen, e cila na paraqitet si një dritë në tunel, e cila synon konceptin e saj për të ardhmen e lumtur.

Kjo ekspozitë është rezultat i punës së saj të përkushtuar për artin, i cili nuk ka të ndalur, andaj ajo synon që në të ardhmen të eksozoi edhe jasht Kosovës e Francës edhe në SHBA, Angli e gjetiu nëpër botë dhe ambicjet e saj ssigurisht se do të realizohen, sepse punimet e sajë kanë zgjuar kureshtje edhe nga koleksionuesit  dhe kuratorët e ndryshëm. Punimet e saja tashmë janë në koleksionet e Galerive dhe koleksionusve në Francë, Zvicër e Angli si dhe në Kosovë.

Besojmë se puna e saj e përkushtuar do të kurorëzohet me suksese të mëtejme, duke paraqitur në botë kulturën krijuese kosovare në të gjitha meridianet e kontinentit tonë, e duke u bërë kështu një ambasadore kulturore e vendit tonë. (Ukshin Zajmi)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.