(2LONLINE) – Rrallë kush në Kosovë, por edhe ne opinionin e gjerë Kosovar e di se “Teatri I Kombësive”si e quanin asokohe në Shkup është themeluar nga dy gjilanas. Komiteti qendror I Partisë Komuniste të Maqedonisë me kërkesën e Komitetit të partisë socialiste të Shkupit në përbërjen e shumë shqiptarëve kërkuan që në Shkup të formohet një institucion kulturor gjegjësisht një teatër ku të gjitha “Kombësitë” siç kishin emëruar pakicat kombëtare të Republikës së Maqedonisë të formohet teatri I këtyre të ashtuquajtura pakica kombëtare.
Në atë kohë ekzistonte teatri I amatorëve në Shkup i formuar nga Muharem Shahiqi, Mark Marku dhe Zija Berisha. Dy nga këta artdashës Muharem Shahiqi dhe Zija Berisha ishin nga Gjilani. Këta dy kosovar të përndjekur nga UDB-a e Kosovës kishin shkuar në Shkup mbas kafshatës së bukës .Disa vite pas luftës punuan si arsimtarë në shkollat fillore si mësimdhënës duke bredhur prej një fshati në fshat tjetër. Duke mos parë perspektiv Muharrem Shahiqi si djali I komandanti të ballistëve /Lam Shahiqi/ I cili luftoi dhe u vra ne malet e Gjyrishecit kundër trupave partizanë . Të njëjtin fat e pat edhe Zija Berisha djali i një familje, siç e quanin asokohe “Familje antirevolucionare” u shpërngulën nga Kosova në Maqedoni.
Si duket këta dy “kundërrevolucionarët” patën fat të jenë në kohë dhe moment të duhur në momentin kur është dashur të formohet ky institucion. Si udhëheqës të teatrit amator të Shkupit udhëheqësia e qytetit ju dha për detyrë që këta burra të formojnë teatrin e pakicave në Shkup I cili më vonë do të quhet “Teatar na Malcinsva” ose “Teatri Kombësive në Shkup”. Në aso kohe ju nda lokacioni në pallatin “Ilinden” afër qendrës tregtare “Tërgovski” në qendër të qytetit. Teatri kishte dy kate përdhes ku me një mund të madh këta burra arritën të krijojnë kushte minimale për funksionimin e teatrit duke ndërtuar skenën, grimoret, dhomat e gardërobës dhe kështu me radhë.
Pas formimit të teatrit të Shkupit ky teatër me plot të drejt mund të thuhet se ishte qendër e Kulturës dhe elitës intelektuale të shqiptarëve në ish Jugosllavin e atëhershme .Në këtë teatër punuan edhe shumë kosovarë dhe gjilanas të tjerë: Muharrem Shahiqi, Zija Berisha, Agron Berisha, Fetah Mehmeti Luan Ahmeti, Silvana Bajqinovci /Gjilan/, Ismajl Rama /Ferizaj/, Sylejman Loka /Gjakovë/, Bajrush Mjaku /Kaqanik/, Muharrem Qena /Prishtinë/ e të tjerë.
Në këtë teatër punonte si regjisor I rregullt edhe Mirko Stefanovski me prejardhje shqiptare ku këtë e pranoi pas shumë viteve punë në këtë teatër. Babai im vdiq me kapuç të bardh të cilin e kishte mbajtur tanë jetën thotë Mirko Stefanovski, babai I kitaristit më te madh maqedonas Vlatko Stefanovski. Vlatkos nga Universiteti Publik I Maqedonisë i’u dha titull nderi “Doktor I arteve” të Maqedonisë.
Kujtim Shahiqi