DYLON

Gjilanasit shkëlqejnë në Olimpiadën Republikane të Matematikës!

Gjilanasit shkëlqejnë në Olimpiadën Republikane të Matematikës!
Avatar photo Redaksia

/ Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit /

Me shumë gëzim dhe krenari ndajmë sukseset e shkëlqyera të nxënësve tanë në Olimpiadën Republikane të Matematikës. Këto rezultate janë dëshmi e punës së palodhshme të nxënësve, përkushtimit të mësimdhënësve dhe angazhimit të vazhdueshëm të Shoqatës së Matematikanëve të Gjilanit në përgatitjen dhe mbështetjen e talenteve të reja.

EkoHigjiena

✨ Rezultatet sipas klasave:

? Klasa e 7-të

? Eni Kosumi – ShFMU “Rexhep Elmazi”, vendi i parë

? Ani Kosumi – ShFMU “Rexhep Elmazi”, vendi i dytë

? Elea Hajrullahu – ShFMU “Thimi Mitko”, vendi i pestë

? Klasa e 8-të

? Vesa Xhymshiti – NYSS, vendi i parë

? Amar Hismoni – ShFMU “Musa Zajmi”, vendi i dytë

? Klasa e 9-të

? Arban Asllani – HELLO, vendi i pestë

? Klasa e 10-të

? Nina Syla – NYSS, vendi i katërt

? Leart Isufi – NYSS, vendi i pestë

? Klasa e 12-të

? Endri Hoxha – Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”, vendi i pestë

Shoqata e Matematikanëve të Gjilanit i përgëzon nga zemra të gjithë nxënësit pjesëmarrës për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, si dhe falënderon mësimdhënësit mentorë dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme.

Në të njëjtën kohë, jemi krenarë që përmes këtyre sukseseve, Shoqata po kontribuon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë dhe shkëlqimit të arsimit gjilanas, duke e përfaqësuar sferën arsimore të komunës sonë në mënyrën më dinjitoze dhe profesionale në nivel republikan. Kjo është dëshmi se puna e organizuar, vizioni i qartë dhe përkushtimi afatgjatë japin rezultate konkrete.

Urime kampionëve tanë! Ju jeni krenaria jonë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.