DYLON

Gjilan: Vrasje në tentativë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje mes veti kanë shtënë me armë zjarri, dhe si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Zvor, cal- 7.65 mm, një karikator me 5-fishekë, dhe një gëzhojë cal-7×65 mm dhe një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili dyshohet se ka përdorur armën është dërguar në mbajtje, ndërsa edhe i dyshuari i cili është duke u trajtuar në QKUK ka masën e ndalimit dhe është nën përkujdesje policore. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

/fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.