/2L ONLINE/ – Toger Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës është informua për një incident që ka ndodhë pas mesnate në një diskotek kêtu ne Gjilan. Nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes dyshohet se në diskotekën “Stop” pas problemeve të cilat ka shkaktuar brenda, sigurimi i diskotekës e nxjerr jashtë L. U., shqiptar shtetas i Kosovës.
I njëjti duke mos u pajtuar me këtë veprim të sigurimit merr në veturë një thikë dhe sulmon pjesëtarin e sigurimit Xh. S. i cili nxjerr një armë të tipit CZ99 prodhim jugosllav dhe dyshohet se ka shtënë njëherë në ajër dhe njëherë e qëllon në këmbë viktimën i cili është dêrgua për tretman në Spitalin Regjional Gjilan.
Zëdhënësi Hashani thotë se arma e përdorur dhe karikatori me një fishek është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, Xh. S. ndalet në mbajtje për 48 orê pêr veprën “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa ndaj personit L. U. për ushtrohet kallxim penal ,,Kanosje” në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese