/2L ONLINE/ – Ndodh edhe kjo! Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar një qytetar për mashtrim. Mësohet se në rrugën “Beqir Musliu”, në Gjilan, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka marrë me qera një veturë nga ankuesi mashkull K/Shqiptar dhe veturën e ka shitur një personi tjetër. Sipas njoftimit të policisë, me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe kthyer pronarit legjitim, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2L ONLINE/