DYLON

Gjilan: Vdekje e dyshimtë

Gjilan: Vdekje e dyshimtë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë.

Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi i emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).

EkoHigjiena

“Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje”, njofton policia.

Hetimet në lidhje me rrethanat e rastit janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.