/2L ONLINE/ – Përkundër apeleve të policisë dhe “kërcënimit” të saj se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që gjuajnë me armë zjarri nëpër ahengje, megjithatë ka edhe nga ta që nuk e kanë dëgjuar këtë apo nuk qajnë kokën fare dhe e bëjnë të tyren duke e shprehur gëzimin e tyre edhe në këtë mënyrë.
Një rast i tillë shët shënuar edhe në rrugën “Mumin Beqiri”, në Gjilan, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.
Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë-revole me gas Ekol e cal. 9 mm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/