DYLON

Gjilan: Vazhdojnë ndëshkimet e qytetarëve që nuk po i respektojnë masat anti-covid

Gjilan: Vazhdojnë ndëshkimet e qytetarëve që nuk po i respektojnë masat anti-covid
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit, po vazhdon kontrollet me qëllim të zbatimit të masave në bazë të vendimit të Qeverisë, zyrtarë policorë në vazhdimësi kontrollojnë zonat e frekuentuara me qytetarë.

Personat që hasen në kundërshtim me këto masë  do të përballen me  ligjet në fuqi  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për luftimin e pandemisë Covid – 19.

EkoHigjiena

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në raportin 24 orësh të Policisë në Gjilan gjithashtu raportohet edhe për raste tjera penale.

Hashani thotë se sipas të gjeturave janë shqiptuar 192  kundërvajtje për moszbatim të masave në bazë të vendimit të Qeverisë, ndërsa për kundërvajtje tjera 125 tiketa përfshirë kundërvajtjet në komunikacion rrugor.

Në bazë të raporteve zyrtare janë arrestuar dhe ndaluar në mbajtje 10 persona të përfshirë ne vepra penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.