DYLON

Gjilan: Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet

Gjilan: Vazhdojnë aktivitetet e Policisë së Kosovës në komunitet
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësia për komunitet pranë Stacionit të Policisë së Gjilan sot kanë marr pjesë në takimin e Grupit të sigurisë të sapoformuar të nxënësve të shkollës së mesme Gjimnazi i Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Ky  grup i sigurisë për nxënës ka prezantuar një hulumtim për çështjen e sigurisë  në shkolla të cilin e kishin realizuar me nxënësit e kësaj shkolle dhe se në mënyrë të përgjithshme vërehet se niveli i sigurisë është vlerësuar i kënaqshëm.

EkoHigjiena

Nga njësia për komunitet e policisë, ju është dhëne mbështetje dhe bashkëpunim  e plotë në realizimin e qëllimeve të këtij grupi të formuar për ngritjen e sigurisë në shkolla e që është edhe njeri ndër objektivat që policia në vazhdimësi e ka për qëllim të realizojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.