DYLON

Gjilan: U mbajt sesioni informues për programin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”

Gjilan: U mbajt sesioni informues për programin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”
Avatar photo Redaksia

Sot, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilanit, në bashkëpunim me organizatën gjermane Help, mbajti sesionin informues për programin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i mbështetur nga Qeveria Gjermane.

“Falënderoj të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e bizneseve dhe të interesuarit që morën pjesë dhe u informuan nga afër për mundësitë që ofron ky program për themelimin dhe zhvillimin e bizneseve, përmes granteve në pajisje, trajnimeve, mentorimit dhe këshillimit”, ka theksuar Haki Huruglica, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, në Komunën e Gjilani.

EkoHigjiena

Ai u ka uruar shumë suksese për të gjithë aplikuesit me shpresën që kjo mundësi të sjellë sa më shumë biznese të reja, vende pune dhe perspektivë për qytetarët tanë.

“Dua të theksoj se të gjitha procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes do të zhvillohen nga organizata Help, ndërsa i gjithë procesi do të jetë transparent dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara të programit. Ftoj edhe mediat e interesuara që të përcjellin dhe të kontribuojnë në informimin e drejtë të publikut gjatë gjithë këtij procesi”, ka thënë drejtori Haki Huruglica.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.