DYLON

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe – Faza II, në nivel komunal

Gjilan: U mbajt Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe – Faza II, në nivel komunal
Avatar photo Redaksia

“Sot është mbajtur Olimpiada Mbarëkombëtare e Gjuhës Shqipe – Faza II, në nivel komunal”, thiuhet në njoftimin e Drjetorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Komunën e Gjilanit.

Nga njoftimi bëhe e ditur se nga faza e parë në nivel të shkollave publike dhe private ishin kualifikuar gjithsej 145 nxënës, ndërsa në Olimpiadë morën pjesë 111 nxënës. Në bazë të rregullores së Olimpiadës së Përbashkët, nga rezultatet e arritura në nivel komunal, për fazën e tretë shtetërore janë kualifikuar 20 nxënës.

EkoHigjiena

Tre vendet e para janë:

1. Jorë Haliti – 46 pikë (Agim Ramadani)

2. Ledina Hajrizi – 46 pikë (Thimi Mitko)

3. Someja Muji – 45.5 pikë (Ibrahim Uruqi)

Rezultatet e arritura nga të gjithë nxënësit janë dërguar te drejtuesit/përgjegjësit e të gjitha shkollave respektive.

Faza e tretë e Olimpiadës është planifikuar të mbahet më 9 maj në Prishtinë.

“Drejtoria Komunale e Arsimit i uron të gjithë nxënësit pjesëmarrës për sukseset e arritura. Njëkohësisht, DKA falënderon komisionin për organizimin dhe punën profesionale në realizimin e olimpiadës në nivel komunal”, thuhet në fund të njoftimit të DKA-së në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.