Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull Shqiptar. Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim e Policisë.
/fotoilustrim/