Gjilan: Tetë aktakuza, kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar gjashtë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar gjashtë persona, si të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë‘’ nga neni 315, i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosje‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘’. /2LONLINE/
