DYLON

Gjilan: Tejkalim në vijë të plotë, gjobitet nga policia

Gjilan: Tejkalim në vijë të plotë, gjobitet nga policia
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë, në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës ka pranuar video incizim në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin në aksin rrugor Gjilan – Kamenicë, ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

EkoHigjiena

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njofitmin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.