DYLON

Gjilan: Takimi informues mbi skemën e granteve investuese për fermerët

Gjilan: Takimi informues mbi skemën e granteve investuese për fermerët
Avatar photo Redaksia

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, u mbajt një takim informues mbi skemën e granteve investuese, të organizuar nga MBPZHR dhe GIZ-i Gjerman, në emër të Qeverisë Gjermane.

Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në komunën e Gjilanit, ka bërë me dije se takimi kishte për qëllim informimin e fermerëve të pranishëm për mundësitë e granteve investuese, Lot 1 dhe Lot 2, që janë pjesë e një iniciative për zhvillimin ekonomik rural të qëndrueshëm.

EkoHigjiena

Kjo Skemë ofron mundësi për biznese të vogla dhe ekonomitë familjare që operojnë në fushat si:

1. Mbledhja, përpunimi dhe paketimi i produkteve jo drusore (bime aromatike, mjeksore, kërpudha, etj.)

2. Agroturizëm (ushqim, akomodim, argëtim)

3. Përpunimi i produkteve bujqësore

4. Prodhimi i mjaltit

5. Artizanale

6.Rritja e shpezëve për prodhimin e mishit dhe vezëve

Lot 1: Projekte deri në 5,000.00€

Lot 2: Projekte nga 5,000.00€ deri në 50,000.00€

Afati i aplikimit: Deri më 22.09.2025.

Fermerët e pranishëm shfaqën interes të madh dhe morën informacione të vlefshme nga përfaqësuesit e GIZ dhe MBPZHR, ka bërë me dije, drejtori Isufi.

Për më shumë informata, mund të kontaktoni:

[email protected] ose? +383(0)49 184 795 ose direkt në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari, Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.