/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar”, që ka ndodhë në Gjilan. Sipas Hashanit, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga Ankuesi që ka raportuar se djali i tij (besohet me probleme mendore), ishte mbyllur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe kishte filluar t’i thyej orenditë.
“Njësitet policore nga stacioni i Gjilanit me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë bërë përpjekje që përmes komunikimit ta bindin të dyshuarin që ta hap derën e dhomës, mirëpo i dyshuari ka refuzuar. Familjarët kanë hapur derën me forcë, ku i dyshuari është bërë jashtëzakonisht agresiv dhe i njëjti sulmon njërin nga policët, duke gjuajtur me një mjet të fortë, me ç’rast zyrtari ka pësuar lëndime trupore në dorë”, ka thënë Hashani.
Siupas tij, zyrtarët policorë kanë arrit që të dyshuarin ta fusin nën kontroll. Pas kontrollit nga mjeku psikiatër, i dyshuari është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm në repartin e psikiatrisë, ndërsa lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme, Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë. /2L ONLINE/