/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se policia në Gjilan ka pranuar një informatë se dy femra janë sulmuar nga dy meshkuj si pasojë e një mosmarrëveshje. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë njeri prej të dyshuarve është arrestuar
“Dy viktima femra K-Shqiptare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin njeri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.