DYLON

Gjilan: Sot mbahet paneli i profesionistëve për lexim/diskutim skenik të shtatë dramave

Gjilan: Sot mbahet paneli i profesionistëve për lexim/diskutim skenik të shtatë dramave
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2021”, sot me fillim nga ora 16:00, në skenën e vogël të Teatrit të Gjilanit, organizohet një panel diskutimi me prof. Fadil Hysaj, Jeton Neziraj dhe Besim Ugzmajli, rreth Laboratorit të Dramës Shqipe RKS_KOS Lab 2020-2021.

Ky ishte një projekt i përbashkët mes 5 teatrove (Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri Adriana – Ferizaj, Qendra Multimedia dhe Ento Teatri – Kukaj) që kishte për qëllim zhvillimin, nxitjen, shkrimin dhe prodhimin e dramës bashkëkohore shqipe.

Në këtë event do të promovohen dramat e shkrimtarëve dhe do të lexohen edhe pjesë skenike të dramave të cilat kanë dalur nga laboratori i këtij projekti. Pjesëmarrës janë edhe shkrimtarët e këtij projekti. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.