DYLON

Gjilan: Shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

Gjilan: Shtatë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona, dy të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, tjetri si i dyshuar për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe një tjetër për veprën penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale, si në vijim:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.