DYLON

Gjilan: Shiu i shumëpritur dhe rrugët e vërshuara lum! (foto)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Jemi mësuar tani më, që pas çdo shiu të një intensiteti pak më të lartë, rrugët e qytetit të Gjilanit t’i ngjasojnë lumenjve. Kjo pastaj vështirëson edhe komunikacionin, por edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, që ballafaqohen me problemin e kalimit të rrugëve nga njëra anë në tjetrën. Kështu ndodhi edhe sot pasdite në Gjilan kur një rrebesh shi ra për pak minuta.

Ky shi, ndonëse solli freskinë e shumëpritur dhe “shpërlau” edhe rrugët dhe parkun e qytetit, duke sjellë frymim më të lirë, megjithatë na përkujtojë edhe njëherë se qytetit i duhet një zgjidhje sepse përherë në momenti sa është duke ra shiu, pothuajse kemi një qytet me rrugët lum. Po ashtu, qytetarët kanë frikë se shiu i tillë, po të vazhdojë të bije më gjatë, mund të vërshojë dhe t’u bëjë dëme edhe nëpër lokale dhe shtëpi të tyre, siç edhe ka ndodhë shpeshherë, andaj e konsiderojnë si të domosdoshme ndërhyrjen e institucioneve në evitimin e problemit të përhershëm që ka qyteti, atë të mungesës së kanalizimeve, të mirëfillta, për ujëra atmosferikë.

EkoHigjiena

Po shihet gjendja në qendër të qytetit, por hiq më mirë nga ky shi i sotshëm, nuk ishin edhe rrugët tjera në dalje dhe në lagjet e ndryshme të komunës së Gjilanit ku kemi pas pjesë, ku uji ishte i grumbulluar duke i bërë ato të pakalueshme. /2L ONLINE/