/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Gjilanit kanë bërë me dije se, në rrugën “Avdulla Presheva”, në Gjilan, ka ndodhur një rast që e kanë cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ku sipas hetimeve të para besohet se i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në fqinjin e tij, të cilin e plagos. Ai është arrestuar, ndërsa viktima është trajtuar në Emergjencën e Gjilanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se nga hetimet e para ne vendin e ngjarjes, besohet se I dyshuari, për shkak një kontesti pronësor ka shtënë me armë zjarri në fqinjin e tij, të cilin e ka plagosur me një plumb në pjesën e abdomenit. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës, njësitet reaguese nga stacioni i Gjilanit.
Zëdhënësi Hashani tha se ai ka dorëzuar armën “ TT Crvena Zastava’’ kalibrit 7.62M57 mm. Ndërkohë që viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas personelit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Njësiti i hetimeve rajonale së bashku me krim-teknikët kanë dal në vendngjarje ka procesuar vendin ngjarjes dhe ka sekuestruar një predhë të kalibër 7.62 mm. Të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori i shtetit. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
/fotoilustrim/