DYLON

Gjilan: Së shpejti pritet marrëveshja e bashkëpunimit me Kolegjin “Fama” për punë praktike për studentë

Gjilan: Së shpejti pritet marrëveshja e bashkëpunimit me Kolegjin “Fama” për punë praktike për studentë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune pronarin e Kolegjit Universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, me të cilët kanë folur për bashkëpunimin gjatë të ardhmes në fushën e mbështetjes së studentëve dhe krijimin e hapësirës për praktikë në institucionet lokale varësisht nga profile dhe nevoja e studentëve për arritje profesionale.

Gjatë takimit u paralajmërua që së shpejti do të bëhet edhe marrëveshja zyrtare e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Kolegjit “Fama”, në mënyrë që studentët të bëjnë punë praktike në institucione.

“Besoj shumë që kjo formë e bashkëpunimit do të jetë një mbështetje e madhe për studentët e këtij Kolegji dhe do të jap rezultate të prekshme në funksion të avancimit të studentëve në rrugën e tyre të karrierës dhe të orientimit në punë”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Pronari i kolegjit universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin e tij për bashkëpunimin në të mirë të studentëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.