DYLON

Gjilan: Së bashku drejt synimit për të ardhmen

Gjilan: Së bashku drejt synimit për të ardhmen
Avatar photo Redaksia

 Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Policisë në Komunitetit  të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të projektit ,,Së bashku drejt synimit për të ardhmen’’ bashkë me tridhjetë (30) nxënës të komuniteteve: shqiptar, serb, turk, rom, të klasave VII dhe VIII, si dhe anëtarë nga Këshilli Lokal për Siguri Publike dhe zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan ka vizituar kampin ushtarak të KFOR-it Turk ,,Sulltan Murat’’ në Prizren.

Iniciativa për këtë vizitë është përkrahur nga KFOR-i Turk me seli në Gjilan, Këshilli Lokal për Siguri Publike i lagjes ,,Avdullah Presheva’’ Gjilan dhe Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij projekti është që nxënës së bashkohen nga shkollat dhe komunitetet e ndryshme të vizitojnë një kamp ku do të kenë mundësinë më për së afërmi të njoftohen me misionin dhe punën e KFOR-it dhe të diskutojnë së bashku për tema të sigurisë, përvojë të cilën njëkohësisht të ndajnë edhe tek bashkëmoshataret e tjerë .

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, thuhet në komunikatën e policisë.  /2LONLINE.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.