DYLON

Gjilan: Rreth 500 palë veshmbathje shpërndahen për fëmijët në nevojë

Gjilan: Rreth 500 palë veshmbathje shpërndahen për fëmijët në nevojë
Avatar photo Redaksia

Rreth 500 palë veshmbathje u janë shpërndarë fëmijëve nga familjet në nevojë në Gjilan, në kuadër të një nisme të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, me qëllim të lehtësimit të përballimit të kushteve të motit gjatë stinës së vjeshtës.

Nisma është ndërmarrë me ardhjen e temperaturave më të ulëta, ndërsa sipas Drejtorisë, përmes kësaj mbështetjeje synohet që ndihma të arrijë te familjet që kanë më së shumti nevojë.

EkoHigjiena

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, tha se përkujdesja ndaj fëmijëve dhe familjeve në nevojë duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe të vazhdueshme.

“Për ne, kujdesi për fëmijët dhe mbështetja e familjeve në nevojë nuk duhet të mbetet vetëm një përgjegjësi institucionale, por të shndërrohet në veprime konkrete dhe në përkujdesje të vazhdueshme”, ka thënë drejtoresha Kadriu Qerimi.

Ajo theksoi se çdo fëmijë meriton të ketë kushtet e nevojshme për t’u rritur me dinjitet dhe me mundësi të barabarta.

“Secili fëmijë meriton të ketë kushtet e nevojshme për t’u rritur me dinjitet, i mbështetur dhe i barabartë me të tjerët. Prandaj, do të vazhdojmë të punojmë që mbështetja sociale të arrijë te ata që kanë më së shumti nevojë”, u shpreh drejtoresha e DSHMS-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.