DYLON

Gjilan, Rexhën e kemi thirr, ka mbet veç me e prit mirë!

Gjilan, Rexhën e kemi thirr, ka mbet veç me e prit mirë!
Avatar photo Redaksia

Njoftim nga Teatri i Qytetit – Gjilan 

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” nga Ibër Dehari

EkoHigjiena

Pas shumë prezentimeve dhe pjesëmarrjeve në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit, filmi “Krejt e thirin Rexhën” vjen në Gjilan.

Me 25 Dhjetor, ora 20:00 – Teatri i qytetit Gjilan.

Zhanri : Dramë,komedi.

Në një vend ku mjeshtrat janë tretë n’gurbet, ka mbetë veç Rexha – mjeshtri i fundit që s’e len punën pa e kry.

Ai shkon shtëpi për shtëpi, aty ku ka nevojë për dorë mjeshtri, por tu punue, ai sjell edhe rrëfime.

Tregon çka ndodh mbrenda atyne mureve: hallin e njerëzve, të qeshunat që dalin prej absurdit, e jetën që rri pezull ndërmjet ikjes e qëndrimit.

Me nji humor të hidhun e grotesk, filmi shpalos plagën e emigracionit – si po boshatisen shtëpitë, si po mpihen fjalët, e si mbeten vetëm kujtimet e zani i Rexhës që rrëfen për krejt.

“Krejt e thirrin Rexhën” asht nji pasqyrë e hidhun e kohës sonë, ku njeriu rri me shpresë, punon, e rrëfen – për mos me u harru.

Gjilan, Rexhën e kemi thirr, ka mbet veç me e prit mirë!

Për shkak numrit të madh të të interesuarve nuk do të ketë rezervime, vetëm blerje në biletarinë e Teatrit të Gjilanit.

Filmi vjen si organizim nga Mobikino dhe Ernest Zymberi.

Tel : 045 222 525

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.