Gjilan: Raportohet një rast i kontrabandës me migrantë
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në Gjilan që është cilësuar si “kontrabandë me migrantë”, ku policia ka pranuar një informatë se gjatë shkarkimit të mallrave nga një kamion në rimorkio janë hasur disa shtetas të huaj.
Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se aty kanë hasur në 6 persona meshkuj – shtetas të huaj.
Të njëjtit së bashku me drejtuesin e kamionit janë sjellë në stacion ku ka qenë prezent edhe prokurori.
“Shtetasit e huaj pasi janë intervistuar të njëjtëve u janë lëshuar vërtetimet për akomodim sipas procedurave dhe janë liruar. Po ashtu edhe i dyshuari (drejtuesi i kamionit) pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është në hetime. /2LONLINE/
