DYLON

Gjilan: Raportohen raste të dhunës në familje

Gjilan: Raportohen raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste:  “Dhunë në familje dhe sulm” dhe “Dhunë në familje”, që janë regjistruar në Gjilan, me këtë rast ka pasur dy të arrestuar.

Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën, të  dashurën  e tij, janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.

EkoHigjiena

Në rastin tjetër, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti  në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, transemton Portali 2LONLINE.com/

Raporti i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & SULM

Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të  dashurën   e tij)  janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 30.03.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.