Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste: “Dhunë në familje dhe sulm” dhe “Dhunë në familje”, që janë regjistruar në Gjilan, me këtë rast ka pasur dy të arrestuar.
Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën, të dashurën e tij, janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit.
Në rastin tjetër, i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij, transemton Portali 2LONLINE.com/
Raporti i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & SULM
Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të dashurën e tij) janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 30.03.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrugë e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.