DYLON

Gjilan: Raportohen dy raste të dhunës në familje

Gjilan: Raportohen dy raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Referuar statistikave ditore të Policisë së Kosovës,  brenda 24 orëve të fundit, në Gjilan janë regjistruar dy raste të dhunës në familje.

Për këto raste, janë arrestuar dy të dyshuar që janë dërguar në mbajtje.

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan / 04.03.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe viktimën mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

·         Gjilan / 04.03.2025 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij ka dëmtuar orenditë nëpër shtëpi dhe ka tentuar t’i sulmojë anëtarët e familjes. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.