DYLON

Gjilan: Raportohen dy raste: “falsifikim i parasë”

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste: “falsifikim i paras”, të cilat janë regjistruar në komunë ne Gjilanit, një në rrugën e Malishevës dhe një në lagjen Arbëria të Gjilani, ku viktimat kanë raportuar se në marketet e tyre, të dyshuarit, kanë blerë me bankënota prej 100 euro që dyshohet të jenë  false.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

FALSIFIKIM I PARASË

·         Rr. Malishevë-Gjilan 12.02.2021-15:20.Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë cigare në vlerë prej 15 euro të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime.

·         Lagja Arbëria, Gjilan, 13.02.2021 – 18:02.  Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se në marketin e tij, dy të dyshuar të panjohur kanë blerë gjëra ushqimore të cilat i kanë paguar me një monedhe prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.