/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije për dy aksidente trafiku që kanë ndodhur në Gjilan, një në rrugën “bulevardi i Pavarësisë” dhe tjetri në rrugën “Rruga e Prishtinës”, që për pasojë ka pas të lënduar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në rastin e parë te aksidenti i trafikut me lëndime”, në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë”, deri te aksidenti besohet se ka ardhur kur një veture me tabela të panjohura deri më tani, ka goditur automjetin Opel Astra 06 (veturë e Auto shkollës me vozitëse, të cilën e drejtonte si kandidate për vozitëse), dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi Hashani thotë se si pasojë e këtij aksidenti pasagjerja e veturës Astra që ishte në cilësinë e instruktores kërkon ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal. .
Ndërsa, kur është në pyetje aksidenti tjetër te “Rruga e Prishtinës”, njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti ka ardhur kur vetura Golf, me tabela 06, vozitësi duke mos mbajtur distancën e duhur godet nga mbrapa veturën po Golf, me tabela 637, me ç’rast lëndime trupore pëson vozitësi veturës dytë. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/