DYLON

Gjilan: Prokuroria ngrit aktakuzë kundër dy punonjësve të KEDS-it

Avatar photo Redaksia

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, persona zyrtar të KEDS-it, të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare. Prokuroria ka bërë të ditur të pandehurit B.B dhe V.H., persona zyrtar të KEDS-it, nga Gjilani më datë 7 dhjetor, me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër të privatësisë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.

“Të pandehurit B.B dhe V.H., duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre kanë bërë kontrollimin e kundërligjshëm të shtëpisë së të dëmtuarit I. S., në atë mënyrë që pa leje apo urdhëresë të organit kompetent dhe pa pëlqimin e konsumatorit, kanë hyrë për kontrolle, brenda shtëpisë së të dëmtuarit I. S., për të kontrolluar dhe vërtetuar se konsumatori a është duke e keqpërdorë energjinë elektrike”, thuhet në njoftim e Prokurorisë.

EkoHigjiena

Me këto veprime, sipas prokurorisë, dy të pandehurit kanë kryer veprën penale kontrollimi i kundërligjshëm nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.