DYLON

Gjilan: Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Gjilan: Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

E Premte, 15 Shkurt 2019

10:30

EkoHigjiena

Pritja e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Z.Fatmir Matoshi

Lokacioni: Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit

11:00

Mbjellja e njëmbëdhjetë drunjëve dekorativ për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në bashkëpunim me MMPH-në

Lokacioni: Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan

11:30

Program nga fëmijët e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan

Lokacioni: Përballë Teatrit të Qytetit të Gjilanit

12:00

Vizita në punimet e Lumit Mirusha

Lokacioni: (Pjesa në Dardania 2)

15:00

Program Festiv nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Lokacioni: Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan

20:00

Mbrëmje Festive në Hotelin “Kristal” nga Gjimnazi” Hydajet Lezha” dhe “Zenel Hajdini” në Gjilan

Lokacioni: Hotel Kristal në Gjilan

E Shtunë, 16 Shkurt 2019

09:00

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ora 09:00, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj.

Nisja e Deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore, ku edhe do të ketë mbulim medial. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilanit deri në datë 18 shkurt 2019, nga ora 17:00, kur Deklarata do të vendoset në objektin e komunës sonë.

Lokacioni: Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan

13:00
Solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Lokacioni: Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit

14:00
Ndarja e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Lokacioni: Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit

15:00

Lexuesi i Dalluar i Vitit 2019

Audioprezentim i Simfonisë “ Ikja e vashës Kosovare” kompozim pjesmarrës në finalën botërore të simfonive

Komisioni i caktuar i Bibliotekës së Qytetit “ F S Noli’’ Gjilan për çdo vit me rastin e 17 shkurtit Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës përzgjedh dhe nderon me Mirënjohje lexuesin e dalluar të bibliotekës për vitin 2019. Këtë vit në mesin e 4751 anëtarëve të rregullt të bibliotekës janë përzgjedhur katër lexues nga Sektori i huazimit për fëmijë dhe Sektori i huazimit për të rritur.

Mirënjohjet do t’i dorëzojë kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri

Lokacioni: Bibloteka e Qytetit të Gjilanit

19:00

Shfaqja “Im atë donte Adolfin” nga Mehmet Kraja, regjia Ilir Bokshi

Lokacioni: Teatri i Qytetit të Komunës së Gjilanit

E Dielë, 17 Shkurt 2019

10:00

Homazhe tek varrezat e Dëshmorëve

11:00

Akademi Solemne për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Program artistik nga shkolla e muzikës së qytetit të Gjilanit, me disa pika solistike dhe korale me dirigjente Florentina Rashiti, nën udhëheqjen e Drejtorit Kushtrim Jakupi.

Lokacioni: Teatri i Qytetit të Gjilanit

13:00

Përurimi i Bustit të Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova

Lokacioni: Në Selinë e LDK-së në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.