DYLON

Gjilan: Prangoset i dyshuari për hajni, vodhi kuletën e një femre

Gjilan: Prangoset i dyshuari për hajni, vodhi kuletën e një femre
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore, përmes raportit të  tyre ditor kanë bërë me dije se një person është arrestuar të mërkurën në Gjilan, nën dyshimin për vjedhje.

Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se kishte vjedhur portofolin e një femre, në të cilin kishte para dhe dokumente personale, si dhe një telefon mobil.

EkoHigjiena

“Gjësendet e vjedhura janë konfiskuar nga i dyshuari dhe i janë kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.