DYLON

Gjilan: Policia po vazhdon me kontrolle në rrugët rajonale, përdorën edhe dronë

Gjilan: Policia po vazhdon me kontrolle në rrugët rajonale, përdorën edhe dronë
Avatar photo Redaksia

Policia  e Kosovës (PK), njësitet e trafikut rajonal nga Drejtoria Rajonale në Gjilan edhe sot kanë vazhduar me kontrolle në rrugët rajonale përmes dronëve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut.

“Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal, në vazhdimësi apelojnë vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, në mënyrë që të mos kemi aksidente”, ka thënë  Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

EkoHigjiena

Hashani tha se të gjithë ata që bien në kundërshtim me normat e komunikacionit do të përballen me sanksione të parapara ligjore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.