DYLON

Gjilan: Policia njofton për dy raste të dhunës në familje

Gjilan: Policia njofton për dy raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore, në raportin e tyre për ndodhitë në 24 orët e fundit, kanë bërë me dije se janë regjistruar në statistikat policore dy raste të dhunës në familje, që të dyja në Gjilan.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

DHUNË FAMILJARE

·         Gjilan, 03.04.2022-03:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.89 promil. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

·         Gjilan, 03.04.2022-08:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin-viktimën mashkull kosovar. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.