Gjilan: Policia largon nga trafiku rrugor motoçikletat pa regjistrim dhe në gjendje jo të rregullt teknike”

Gjilan: Policia largon nga trafiku rrugor motoçikletat pa regjistrim dhe në gjendje jo të rregullt teknike”

Policia e Kosovës në Drejtorin rajonale në Gjilan, sot me 28 korrik 2021 vazhdon ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore në zbatim të planit Operativ ” Siguria në trafik 2021″, ndaj identifikimit të kundërvajtësve me theks “motoçikletave” të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se njësitet e trafikut rajonal bashkë me njësitet policore të stacionit të Gjilanit, gjatë ditës së sotme, kanë identifikuar gjithsej dhjetë motoçikleta, nga to gjashtë janë përjashtuar nga qarkullimi i mëtejmë rrugor, gjersa për katër të tjera janë shqiptuar kundërvajtje përkatëse.

“Në vazhdimësi Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet në fuqi, në këtë mënyrë që të gjithë kontribuojmë në më pak aksidente dhe ngritët siguria e të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE.com/

KOMENTE