DYLON

Gjilan: Policia kujdeset për krijimin e kushteve të sigurisë për nxënësit rreth ambienteve të shkollave

Gjilan: Policia kujdeset për krijimin e kushteve të sigurisë për nxënësit rreth ambienteve të shkollave
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet policia në komunitet gjatë vizitave të rregullta nëpër shkolla kanë identifikuar disa pjesë të oborreve të disa shkollave që janë shumë të errëta dhe vështirësojnë edhe lëvizjen e lirë të nxënësve gjatë orëve të mbrëmjes.  

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ambientet e tilla  vështirësojnë edhe  punën e policisë për realizimin e planit operative që ka për qellim sigurinë e nxënësve.

EkoHigjiena

“Duke pasur parasysh se Mungesa e ndriçimit krijon kushte pa sigurie  për nxënësit por edhe për të gjithë stafin shkollor e me gjerë nga ana e njësitit  të policisë në komunitet është  bërë një kërkesë zyrtare në Drejtorinë për Shërbime Publike, dhe menjëherë ekipet komunale në terren ju ka përgjigjur kësaj kërkesë duke rregulluar ndriçimin për rreth oborreve të shkollave” , ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai tha se Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe të sigurt për të  gjithë qytetarët e vet. /2LONLINE.com/