DYLON

Gjilan: Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative

Gjilan: Policia e Kosovës me ligjëratë vetëdijësuese në shkolla kundër dukurive negative
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operacional ,,Siguria në shkolla’’ ka realizuar një ligjëratë vetëdijësuese kundër dukurive negative në shkollat e komunës së Gjilanit me temë ,,Dhuna ndaj bashkëmoshatarëve’’ dhe ,,Delikuenca e të miturve’’. Ligjërata është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, këshillin e nxënësve dhe këshillin e prindërve.

Ligjërata është realizuar me nxënës të klasave VIII dhe IX të cilët përpos marrjes së njohurive rreth këtyre dukurive negative, kanë qenë të inkuadruar në bashkëbisedim për mundësinë e ndikimit në parandalim të këtyre dukurive.

EkoHigjiena

Në këtë ligjëratë ka prezantuar edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit Z. Alban Hyseni i cili e ka vlerësuar shumë të dobishëm këtë aktivitet të Policisë së Kosovës për nxënësit dhe njëkohësisht ka pranuar dhe u është përgjigjur shumë pyetjeve të nxënësve për bashkëpunimin ndërinstitucional në mes të Policisë së Kosovës në Gjilan dhe komunës së Gjilanit në ngritjen e sigurisë së përgjithshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan do të vazhdoj edhe më tej me ligjërata vetëdijësuese me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë në ambientet shkollore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.