DYLON

Gjilan: Policia e Kosovë, KFOR-i dhe Këshilli Lokal për Siguri Publike në një takim të përbashkët

Gjilan: Policia e Kosovë, KFOR-i dhe Këshilli Lokal për Siguri Publike në një takim të përbashkët
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit, ka marr pjesë në një takim të përbashkët mes KFOR-it Turk me seli në Gjilan dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes ,”Avdullah Presheva’’ në Gjilan.

Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetareve.

EkoHigjiena

Komandanti i KFOR-it Turk për komunën e Gjilanit  Kapiten Ergin Binkuyu në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën dhe aktivitetet e  KLSP-së së lagjës ,,Avdullah Presheva’’ ku anëtare të këtij këshilli janë edhe zyrtarët policor në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan ka ndarë një letër falënderim për punën dhe angazhimin e këtij këshilli.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret, thuhet nçë njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.