Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Komunitetit të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën e aktiviteteve të mbështetura nga Strategjia e Integruar e Policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi dhe plani i veprimit, ka marr pjesë në një takim të përbashkët mes KFOR-it Turk me seli në Gjilan dhe Këshillin Lokal për Siguri Publike të lagjes ,”Avdullah Presheva’’ në Gjilan.
Në takim është diskutuar në lidhje me koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, vazhdimësinë e tyre me qëllim të ngritjes dhe promovimit të Këshillit Lokal për Siguri Publike si dhe realizimin e projekteve që kanë ndikim në ngritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetareve.
Komandanti i KFOR-it Turk për komunën e Gjilanit Kapiten Ergin Binkuyu në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për punën dhe aktivitetet e KLSP-së së lagjës ,,Avdullah Presheva’’ ku anëtare të këtij këshilli janë edhe zyrtarët policor në komunitet nga Stacioni Policor Gjilan ka ndarë një letër falënderim për punën dhe angazhimin e këtij këshilli.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është e përkushtuar për krijim të një ambienti të qetë dhe të sigurte për të gjithë qytetaret, thuhet nçë njoftimin e policisë. /2LONLINE/