Gjilan: Policia arreston dy persona, një i dyshuar tjetër në kërkim të policisë
Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, ku janë arrestuar dy persona, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, ndërmjetësimit apo shitjes së paautorizuar të armëve dhe mjeteve plasëse.
Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë të gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 4 leje armësh, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.
Sipas Policisë, një person tjetër i dyshuar për këtë rast ende ndodhet në kërkim.
Me vendim të prokurorit, dy të arrestuarit, pas intervistimit, janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /2LONLINE/
